Showbiz

Tayna përfundon gabimisht në një artikull të “Daily Mail”

“Daily Mail” e bën sërish. Ngatërron personazhet dukë i vënë tjetër për tjetër dhe këtë herë reperja jonë Tayna është përfshirë gabimisht në artikull.

Prestigjosia britanike ka ngatërruar të dashurën e reperit Tayga me Taynën teksa shfaqi disa foto të dyshes duke protestuar për vdekjen e George Floyd.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish-të dashurës së tij, Kylie Jenner” -shkruhej në artikullin e “Daily Mail”.

Sakaq, emri i bukuroshes me flokë rozë që qëndronte pranë Taygas nuk u mësua kurrë. Çfarë dihet është se ajo nuk është Tayna.