Celebrities Gossip Showbiz

Të sjellshëm, arrogantë apo…/Gazetarët Kilda Hysenbegasi dhe Kejvin Kalo zbulojnë emrat e personazheve VIP dhe raportin e tyre me median online!

Në emisionin “Pardon My French” gjatë një diskutimi në studio me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro gazetarët Kilda Hysenbegasi dhe Kejvin Kalo kanë zbuluar më shumë detaje nga puna e tyre me pjesën e personazheve VIP shqiptarë dhe lajmeve që shkruhen në portalet online. Ata treguan se disa personazhe të njohur janë shumë të sjellshëm dhe të falenderojnë për një lajm që t’i ke shkruar ose diçka që mund të kesh postuar por ka edhe nga ata që bëjnë të kundërtën dhe nuk të kthejnë përgjigje.

Kilda dhe Kejvin treguan se artiste si Aurela Gaçe, Anxhela Peristeri apo edhe Einxhel Shkira, Sara Berisha, Oriola Marashi janë mjaft të sjellshme, mirënjohëse dhe gjithmonë falenderojnë për çdo gjë.

Kejvin ka treguar se ka edhe personazhe që gjatë intervistave nuk japin përgjigje për të bërë lajme.

Ka disa personazhe që të kërkojnë edhe pyetjet më parë edhe pse i kanë kot, as nuk i lexojnë. Ne kemi patur në radio Blendi Fevziun që është personazh dhe nuk ka pyetur kurrë për çfarë do flasim dhe pyet për çfarë të duash thoshte. Një personazh që në intervistë nuk të thotë atë që do, për shembull Nevina Shtylla nuk të jep asnjë gjë që do, ta ngacmosh pak nuk thotë asnjëherë asgjë. Eva Murati është e njëjta gjë. 

Sa i përket pjesës së intervistave dhe pyetjeve rreth personazheve Kilda ka kujtuar një rast:

Kam tentuar për disa muaj rresht për të patur Melinda Ademin në emision dhe kisha kontaktin me menaxherin e vet dhe ai ishte shumë i kujdesshëm deri në detaj por në disa detaje që domethënë mua më kthehej në stres madje ia kam shkruar dhe atij që “Do ta zhduk këtë intervistë me ty sepse më ke nxirë jetën”.

Një personazh që nuk është përgjigjur asnjëherë që nuk ndodh asnjëherë intervista?

Kejvin: Elvana Gjata nuk del kurrë në intervista. 

Kilda: Unë e kam tentuar disa herë dhe nuk kam marrë kurrë përgjigje.

Jonida: Drejtpërdrejtë apo nga Andi?

Kilda: Jo, nga menaxheri Andi. Ndërsa drejtpëdrejtë po, Noizy ka qenë tjetër që nuk kam marrë kurrë përgjigje. Unë personalisht flas nuk kam patur kurrë përgjigje. Mendoj që thjesht një përgjigje që “Nuk mundem, faleminderit” unë e kuptoj dhe e vlerësoj, nuk është kjo inekzistenca.