Auto & Moto

TikTok, Zoom dhe shumë risi të tjera…/Gjithçka nga Mercedes-Benz E-Class!

Mercedes-Benz zbuloi interiorin e E-Class 2024 dhe ndonëse kabina e tij nuk është një ndryshim rrënjësor në dizajn nga Benzat ekzistues, E-Class e re është e mbushur plot me karakteristika interesante dhe të avancuara që do të ndikojnë në pjesën tjetër të linjës si për shembull një kamerë selfie dhe aplikacione të integruara për TikTok dhe Zoom.

Softueri në makinë mundëson instalimin e aplikacioneve si Zoom, Webex dhe TikTok pa kaluar përmes një ndërmjetësi në makinë si Apple CarPlay ose Android Auto, megjithëse këto opsione, mesa duket, do të jenë ende të disponueshme.

Një nga përmirësimet kryesore në E-Class 2024 është Super-ekrani, që kombinon ekranin e madh standard qendror me prekje me një ekran të dytë përpara pasagjerit. Modelet e nivelit të lartë të Mercedes-Benz si S-Class dhe EQS zakonisht shfaqin teknologjinë më të avancuar të markës.

Por si modeli më i shitur i markës, E-Class relativisht i thjeshtë është ndoshta edhe më i rëndësishëm dhe gjenerata e ardhshme do të vijë më vonë këtë vit. Pjesa tjetër është kryesisht e ngjashme me atë që kemi parë nga modelet e tjera të reja të Mercedes, me një tastierë të madhe qendrore, mbështetëse krahësh në panelet e dyerve dhe shumë ndriçim ambienti, duke përfshirë një shirit të gjatë që rrethon të gjithë pultin.

Rikujtojmë, se Mercedes-Benz-it i është dhënë miratimi rregullator për të filluar testimin e teknologjisë së tij autonome të drejtimit të Nivelit 3 në rrugët e Nevadës. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm për kompaninë, pasi është prodhuesi i parë i automobilave që merr një miratim të tillë në Shtetet e Bashkuara. Për ata që nuk janë të njohur me termin, automatizimi i nivelit 3 i referohet aftësisë së një automjeti për të drejtuar vetë në situata të caktuara të kufizuara.