Aktualitet Botë e Çuditshme Lajmet e fundit

E reja nga Australia humb 20,000 dollarë teksa tentonte të blente makinën e saj të ëndrrave…

Një vajzë e re nga Australia thotë se ka humbur 20,000 dollarë teksa tentonte të blente makinën e ëndrrave që në fakt rezultoi një skemë manipulimi.

25 vjeçarja Georgina Smith, nuk kishte treguar kujdes per kushtet e blerjes dhe pagoi paradhënien e saj për makinën e luksit Mercedes Benz, ndaj hakerave të rrjetit.

Por teksa ajo shkonte të merrte makinën që po blinte, “shitësit” i thanë se depozita nuk ishte paguar.

Një javë më herët me një email asaj i ishin kërkuar 20,000 dollarë paradhënie por pasi ajo bëri pagesën shitësit i thanë se pagesat nuk ishin kryer. Në fakt ata i prezantuan asaj një faturë të rreme, të njëjtë me origjinalen por vetëm me numrin e llogarisë të ndryshuar, qe kishin arritur te përftonin duke hyre ne serverat e kompanise.

Smith tha për rrjetin vendas 7news se i njihte procedurat e blerjes pasi para një viti kishte blerë një makinë tjetër, shkruan rrjeti britanik TheSun.

“Procesi ishte i njëjti, faturat ishin të njëjta, prandaj nuk e vura re manipulimin,” tregon më pas Smith.

25-vjeçarja tha më tej se kompania Mercedes mohonte përgjegjësinë për manipulimin dhe fajësonte vajzën që kishte rënë pre e gënjeshtrës.

E reja thotë: “Kjo më emëron më shumë sepse ata ma hidhnin fajin mua. Ata as nuk kërkonin ndjesë për këtë që po kaloja”.

Smith, e cila ka një biznes të sajin, thotë se blerjen e bëri me anë të llogarisë se biznesit të saj:

“Unë bëj çdo ditë transaksione të tilla, nëse do të më kishin sulmuar hakerat do të kisha para mangët”.

Vajza thotë se nuk arriti të rimerrte paratë e saj dhe makinën e bleu duke paguar dhe 50,000 dollarë të tjera.

Mediat thonë se hakerat e ridrejtimit të fondeve punojnë duke hyrë në të dhënat e kompanive për të kopjuar fatura origjinale  dhe më pas duke ndryshuar detajet bankare para se t’ua dërgojnë ato klientëve.

Ato raportojnë se deri më 30 shtator në Australi, agjencisë së mashtrimeve online ‘Scamwatch’ i ishin dërguar rreth 1,000 ankesa të ngjashme.

Bizneset që kishin dërguar alarmin e vjedhjeve llogarisnin se shuma totale arrinte në 7 milionë dollarë.

Një zëdhënës i Mercedes-Benz Australia tha se sistemet e tyre nuk janë të kompromentuara pasi ‘ata e marrin shumë seriozisht sigurinë kibernetike.’

“Për fat të keq manipulimet me faturat nuk ndodhin vetëm me kompaninë apo industrinë tonë”, thanë ata, duke shtuar se për të reduktuar rreziqet masat e sigurisë përmirësohen vazhdimisht për të bërë pagesat të sigurta.

“Ne nxisim klientët të jenë vigjilentë për t’u siguruar të marrin fatura nga shitës legjitimë dhe me detaje të sakta bankare”.–TheSun–