Showbiz

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij janë dalin pozitiv me Koronavirus

Aktori i famshëm hollivudian Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson pas bërjes së analizave kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus.

Fituesi i çmimit “Oscar” me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se momentalisht ai dhe bashkëshortja e tij ndodhen në Australi për të xhiruar një film rreth jetës së Elvis Presley.

“Fillimisht ndjemë lodhje, sikur po na zinte gripi më pas kishin dhembje trupi. Rita kishte dhe ethe të cilat i vinin dhe i iknin. Edhe të ftohur. Ashtu siç do të bënte kushdo tjetër në këtë situatë ne u testuam dhe dolëm pozitivë më Koronavirus” -shkruan aktori në postimin e tij.

Tom Hanks është duke ndjekur me kujdes të gjitha protokollet dhe është vetëizoluar. Ai shtoi se do të na përditësojë me situatën e virusit në mënyrë që të gjithë të mësojmë diçka më tepër rreth tij.