Showbiz

Tom Hanks dhuron plazmën e gjakut për të gjetur kurën kundra Koronavirusit

Pasi Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson u shëruan nga Koronavirusi nga i cili u infektuan 2 muaj më parë në Australi, ata po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar sado pak në tejkalimin e kësaj situate.

Pas shërimit nga virusi mjekët u shprehën se ata mbajnë antitrupa që mund të jenë të dobishëm për studiuesit që kërkojnë të gjejnë kurën e Covid-19.

Hanks publikoi në platformat sociale një qese të madhe ku gjendej plazma e tij e gjakut duke theksuar se do ta dhurojë atë në mënyrë që bëhen kërkime shkencore për të gjetur kurën kundër Koronavirusit.

Të njejtën gjë ka bërë edhe bashkshortja e tij dhe nëse kjo konfirmohet e suksesshme do të jemi më afër gjetjes së një vaksine.