Showbiz

U infektua me koronavirus, ‘shpërthen’ aktorja shqiptare, me kë e ka?

Lista e personazheve të njohur shqiptarë të prekur nga Covid-19 sa vjen e zgjerohet. Së fundmi edhe aktorja e mirënjohur e humorit, Mariana Kondi, ka zbuluar se është infektuar. Mariana ka ndarë në Instagram një foto nga shtëpia e saj, ku shihet e mbuluar me batanije.

Kondi është shprehur se më parë dëgjonte çdo njeri që i fliste rreth virusit, ndërsa tani është e vendosur për të dëgjuar vetëm profesionistët. “Të falenderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, shkruan aktorja e humorit.

Po ju kë dëgjoni më së shumti, njerëzit që ju rrethojnë apo mjekët specialist?!

Rikujtojmë se personazhe të tjerë që kanë kaluar koronavirusin janë: Agron Llakaj, Florjan Binaj, Monika Lubonja, Orgesa Zaimi, Fjodora Fjora, Ledio Lako, Megi Pojani etj.