Botë e Çuditshme

U zhdukën nga kopshti zoologjik, majmunët tamarin gjenden në dollapin e një shtëpie të braktisur!

Një çift majmunësh të llojit tamarin, të zhdukur nga kopshti zoologjik i Dallasit, janë gjetur brenda një dollapi në një shtëpi të braktisur. Policia thotë se është në kërkim të një burri i cili dyshohet se ka vjedhur kafshët. Tamarinat u zbuluan pasi hetuesit morën një informacion se majmunët mund të ishin brenda një shtëpie rreth 15 milje larg në Lancaster, Teksas, sipas Departamentit të Policisë së Dallasit.

“Policia e Dallasit, me ndihmën e Departamentit të Policisë së Lancasterit, gjeti dy majmunët tamarin të zhdukur nga kopshti zoologjik i Dallasit në një shtëpi të braktisur në Lancaster”, shkroi në Twitter Departamenti i Policisë së Dallasit duke treguar një foto të një prej majmunëve brenda dollapit. “Majmunët janë kthyer në kopshtin zoologjik”.