Showbiz

Venera Lumani rrëfen për ndërhyrjen në hundë

Venera Lumani dhe Lind Islami janë prej çifteve më simpatikë të showbizit shqiptar të cilët prej kohësh jetojnë në kryqytet ku zhvillojnë karrierën e tyre si këngëtarë.

Kohë më parë Venera zbuloi për publikun se kishte bërë një ndërhyrje në hundë dhe për këtë gjë, ndryshe nga shumica e personazheve të famshëm, ajo nuk e fshehu.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “NRG” radio këngëtarja ka zbuluar një tjetër detaj sa i përket ndërhyrjes së saj. Ajo është shprehur se hunda e pengonte disi për t’u puthur me Lindin dhe kjo ishte një arsye më shumë për të bërë ndërhyrje.

“Me hundën kemi pasur probleme, deri në momentin kur e bëra operacion” -përfundoi Venera me humor.