Celebrities Gossip Showbiz

‘Fati’ i dashurisë që bëri bashkë Venera Lumanin dhe Lind Islamin!

Përveçse të pandashëm në jetën personale, Venera Lumani dhe Lind Islami janë kaq shumë të bashkuar edhe artistikisht, kështu që çifti i suksesshëm ka vendosur të bashkojë sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor.

Këtë herë dyshen i ka bashkuar ‘Fati’. Kështu titullohet kënga e tyre më e re, që është sjellë gjithashtu edhe me videoklip.

Kënga ka disa orë që është publikuar dhe ka afro 40 mijë klikime.

“A e din sa” është një ndër projektet e dyshes që është pëlqyer më së shumti dhe ka qenë pjesë në klasifikimin e “Top Awards”, për 26 javë rresht.

Të pyetur nëse do ta tradhëtonin njëri-tjetrin me një personazh të famshëm, Venera pa ngurruar ka zgjedhur Adam Levine si mashkullin ideal me të cilin do ta ‘tradhëtonte’ Lindin ndërsa ky i fundit është shprehur se partnerja e vetme është vetëm Venera e se nuk do ta tradhëtonte atë me askënd edhe nëse bëhet fjalë për një personazh të famshëm.

Ata gjthashtu kanë zbuluar disa sekreta aq intime sa qesharake mbi lidhjen e tyre 5-vjeçare. Këngëtarët janë shprehur se për herë të parë janë njohur në kompeticionin e “The Voice” dhe duket se që në fillimet e tyre ishin bërë për njëri-tjetrin.

Sa i përket marrdhënies së tyre në çift ata kanë zbuluar së Venera është ajo e cila dominon lidhjen e tyre. Këngëtarja është ajo e cila, sipas Lindit, paguhet më shumë e shpenzon më shumë, është më tolerante por edhe xheloze njëkohësisht, gatuan e kujdeset në maksimum për të dashurin e saj. Lindi nga ana tjetër është ai i dashuri çapkën, i urtë por ndonjëherë shumë i rrëmujshëm