Celebrities Gossip Showbiz

Zyrtare, Ronaldinho do të jetë pjesë e një spektakli televiziv të famshëm në Turqi!

Futbollisti i njohur brazilian Ronaldinho do të marrë pjesë në programin “Survivor” në Turqi dhe këtë e bëri të ditur vetë biznesmeni i njohur Acun Ilicali. Survivor Turkey është versioni turk i spektaklit të famshëm televiziv “Survivor”, ku luhen një sërë lojërash mes konkurrentëve. Tani u bë e ditur nga Ilicali se e ka ftuar Ronaldihnon që të bëhet pjesë e këtij formati dhe se ky i fundit kishte pranuar.

“E ftova Ronaldinhon të vijë në Survivor. Shyqyr Zotit e pranoi. Ai do të jetë me ne nesër në Dominika”,-deklaroi moderatori i njohur turk. Në versionin turk të këtij programi skuadrat e Acun Ilicali dhe Sercan Yildirim do të përballen me një ndeshje interesante në episodin e radhës. Futbollisti me famë botërore do të jetë në skuadrën e Acun Ilıcalı.

Ronaldinho, njihet si një ndër futbollistët më të mirë në botë ku karrierën e tij e ka zhvilluar në ekipe sikurse në Gremio, Paris Saint-Germain, Barcelonë, Milan, Flamengo, Atletico Minerio, Queretaro dhe Fluminense. Për herë të fundit, Ronaldinho ka luajtur futboll në vitin 2015 derisa vendosi të pensionohej në moshën 37-vjeçare.

Rikujtojmë se ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, si dhe i kombëtares braziliane, duket se po kalon ditë të vështira. Në fakt, sipas asaj që u raportua në shtypin brazilian, agjencia e të ardhurave të lojtarit, Rio Grande so Sul, urdhëroi sekuestrimin e dy prej pronave të tij të paluajtshme në Brazil, vendodhja e të cilave nuk bëhet e ditur. Në bazë të këtij vendimi, ka borxhe të papaguara nga Ronaldinho të cilat nuk mund të shlyeshin përmes llogarive të tij bankare, pasi ishin të zbrazura.