Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Është shpalosur në të gjithë ngjyrat e saj…”/ 3 banorët e tjerë të “BBV” që sipas Olta Ahmetaj meritojnë finalen!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar koreografja dhe balerina e njohur Olta Ahmetaj. Olta është edhe mikesha e një prej banorëve të këtij edicioni të “BBV 3”, Romeo Veshajt i cili Prime-n e kaluar u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Si e komenton Olta përzgjedhjen e Eglës për të çuar në një televotim Romeon dhe Heidin për finalistin e parë? Zbuloni më shumë rreth pjesës së parë të intervistës duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, a mendon Olta se ka një pëlqim mes Romeos dhe Erjolës?

Edhe mund të kenë por në fillimet fare kur Erjola hyri, pati një konflikt Romeon. Duket sikur kanë afeksion ndaj njëri tjetrit por thjesht po i qëndrojnë larg njëri tjetrit.

Finalistët e tjerë sipas Oltës?

Do të gëzoja shumë nëse do të ishte edhe Roza në finale. Roza ka hyrë në “BBV” e gabuar. Ndoshta duhet të ishte vjet ose parvjet. Roza kundrejt ulërimave është shumë e qetë, stepet dhe në momente të caktuara nervozohet dhe e ngre zërin edhe ajo. Roza ka përgjigje shumë të lezetshme dhe të zgjuara që nuk janë treguar aty brenda. Ka dhe një zemër të madhe që prapë nuk e ka treguar. Roza meriton finalen sepse është shpalosur në të gjithë ngjyrat e saj. Di të qajë, të qeshë, të diskutojë në nivel intelektual dhe në nivel të ulët, pra e kthen monedhën sido që të jetë situata. Siç është shpalosur Roza aty nuk është shpalosur asnjë. Egla nga ana tjetër nuk është shpalosur në shumë dimensione, është treguar shumë e rezervuar. Do të doja edhe Julin sepse e ka bërë intrigën e tij, ka punuar me shumë njerëz, ka bërë lojë aty brenda, ka treguar 2-3 fytyra të tij. Eglën nuk do e doja në finale edhe pse mendoj që do të jetë. Ka ofenduar shumë, i ka nisur e para ofendimet. Për finalistin e katërt jam midis Heidit dhe Meritonit por do të zgjidhja Meritonin sepse ka luajtur më shumë. Nuk më duket e fortë Heidi, është mbështetur tek Romeo, tek rrjedha e lojës dhe ka bërë tek tuk edhe batuta. Meritoni është munduar të luajë më shumë sidomos pas daljes së Ilnisës.