Aktualitet

Lezhë, mbytet në rezervuar një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Krajen në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima është gjetur afër banesës së tij, pa shenja dhune. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale.