Celebrities Gossip Showbiz

“Ti je për të të ngrënë syrin, unë vdes për ty…”, çfarë po ndodh mes dy banorëve!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Graciano ka diskutuar me Eglënn ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, pas debatit të aktores me Erjolën. Graciano i i shprehu dashurinë Eglës, i tha asaj se e do shumë, megjithëse ai tregoi se nuk i pëlqen aspak loja që ajo po bën në shtëpi.

Graciano: Ti je dritë dielli, ti je me të ngrënë syrin, ta kam thënë

Egla: Ma hëngsh syrin

Graciano: Do ta ha, por po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla)

Egla: Tani mbylle

Graciano: Kujdes se po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla). Pse je kështu moj Egla? Tu prish magjia moj zemër dhe më vjen shumë inat se unë vdes për ty, aq e mirë je

Egla: Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë

Graciano: Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë

Egla: Qetësohu zemra

Graciano: Unë i qetë jam, nuk jam Erjola që del nga vetja në sekonda

Egla: Erjolën e kam merak se mi dalin hemorroidet

Erjola: Graciano mos më zër në gojë te ajo

Teksa një pjesë e mirë e banorëve kanë qenë në oborr, Egla ka ngacmuar fillmisht Gracianon në lidhje me idenë që ai pati që mes Romeos dhe Erjolës mund të ketë pëlqim. Më pas Egla ka pyetur drejtpërdrejtë Romeon nëse ai dhe Erjola kanë patur diçka jashtë.