Fashion

10 gjërat që mësuam për veshjet e burrave këtë sezon…

Bota mund të ndihet sikur është ndalur, por moda jo. Dizenjuesit më të shquar të planetit, kanë kaluar një periudhë të vështirë pandemie si të gjithë të tjerët por kjo duket se nuk e ka penguar krijimtarinë e tyre kolektive në asnjë mënyrë.

Përkundrazi, shfaqjet ‘SS22’ ishin një vatër frymëzimi e re dhe emocionuese për veshjet për meshkuj. Këtu poshtë keni disa nga përshtypjet e “MR PORTER” për atë që pamë këtë sezon.

1.Të gjithë meshkujt duan të ndihen pak “Casablanca”.

Mashkulli ‘Casablanca’ di të vishet. Ai vesh pantallona të bardha, të kuqe, jeshile, mban syzet e diellit në perëndimin e diellit dhe shfaqet shpesh me një biçikletë. Kjo është veshje për burra seksi, të gjallë, karizmatikë. Të gjitha cilësitë e veshjeve duket se shkëlqejnë nga stilisti Charaf Tajer kur krijon rroba të stilit ‘Casablanca’.

2. Ngjyra vjollcë nuk del nga moda.

Të vishesh i gjithi në ngjyrë vjollcë? Këtë sezon, kjo ngjyrë u shfaq nëpër dhjetëra koleksione dhe ajo që dikur ishte një ngjyrë modeste tani merr jetë të re si muza aktuale e botës e veshjeve për burra. Officine Générale, Ermenegildo Zegna, Dries Van Noten dhe Fendi të gjithë e përshtatën më së miri për këtë sezon.

3. Sezoni i veshjeve pa mëngë.

Shfaqja e stilistit Riccardo Tisci këtë sezon tregoi një kthesë të vërtetë në formë për atë. Këmishat me mëngët e prera të Burberry nga Tisci, stilisti Rick Owens vazhdoi me xhaketat e tij gjigande me shpatulla të mëdha, Giorgio Armani tregoi xhaketa pa asgjë poshtë si dhe Prada kishte shumë jelekë.

4. Stili ‘Gorpcore’.

Stili ‘Gorpcore’ ka qenë një nga tendencat më të mëdha në veshjet për burra në sezonet e fundit. Dhe megjithëse një jelek peshkimi dhe këpucë shëtitjeje mund të tingëllojnë si gjëra modeste, gorpcore-i më i mirë i ri është padyshim më fantastik se kaq. Stilisti japonez, Jun Takahashi na solli një koleksion që mbështetej në vlerësimin e thjeshtë të së përditshmes, i përbërë nga rroba të shkëlqyeshme që ndiheshin ‘barok’ për shkak të vëmendjes së tyre për detajet, nga kapelja, çizmet dhe detajet siper xhaketave.

5. “Arratisja e duhur”.

Ku mendoni se po shkoni? Me siguri pas një sfide të vështirë si karantina tani e vetmja gjë që doni të bëni është të merrni valixhet dhe te ikni kudo ku është e mundur. Një çantë fundjave soigné, është aksesori që ju duhet dhe padyshim mungon në veshjen tuaj.

6. “Gjinia nuk është e vërtetë”.

Veshjet për burra kanë ndryshuar. Këtë na e ka vërtetuar më së miri edhe Harry Styles me veshjet e tij me perla, funde, e gjithçka tjetër që është në modë e që përqafohet jo vetem nga gratë. Nga tunikat e gjata, të Lemaire te veshjet me print të Louis Vuitton dhe pantallona të shkurtra të vogla të veshura nën xhaketa të mëdha të Prada-s, veshjet për burra nuk janë ndjerë kurrë më të lira nga ‘prangat’ e stereotipeve.

7. “Fendi” do të thotë liri.

Kostumet e prera te Fendi-t. Padyshim trend-i i sezonit. Ndërsa në shikim të parë duket sikur stilitstja Silvia Venturini ishte çmendur kur krijoi këtë prerje për meshkuj, në fakt kjo tregoi një “kthesë” freskuese e mjaft verore për rrobat e meshkujve këtë sezon.

8. Modeli i veshjeve për ‘disco’.

Kur kemi folur për rrobaqepësi, në përgjithësi kemi në vëmendje rroba të ‘mençura’ që do të ishin të përshtatshme për t’u paraqitur në punë apo në një party. Epoka e re e rrobaqepësive nëkupton kostume prej mëndafshi me ngjyra të ndezura “agresive”, duke përcaktuar kështu një epokë të re. Si ju duken? A nuk janë rrëzëllitëse?!

9. Stili i përjetshëm fiton.

Padyshim rroba të momentit. Kur tendencat e reja fillojnë të shfaqen dhe thjesht duken joreale për ju është ngushëlluese të dish që ka akoma marka që nuk lëvizin nga stili praktik. Brand-et si Brunello Cucinelli, Canali dhe Brioni vazhdojnë të japin më të mirën në veshjet luksoze italiane të stinës. Stili i ditës? Një xhaketë ngjyrë bezhë që mund të vishet me, çdo gjë, absolutisht!

10. Mos harroni telefonin tuaj.

Mbani telefonin tuaj në xhep? Kështu ishte sezonin e kaluar. Në vend të kësaj, dizajnerët këtë sezon menduan një vend më të sigurt për telefonin tuaj. Ne jemi të sigurt se këto çanta nuk mbajnë asgjë tjetër përveç një telefoni. Duhet të pranojmë që një çantë e vogël për telefonin tuaj duket bukur nga këndvështrimi i aksesorëve.

Rikujtojmë, se veshjet e burrave muajin që lamë pas përfaqësuan një prerje të përsosur duke nisur nga kostume klasike, xhaketa, pantallona e gjithçka ndërmjet tyre. Ju prezantojmë me disa nga veshjet më të mira të meshkujve për muajin qershor të këtij viti.