Celebrities Gossip Showbiz

“100% materialiste”, Adelina Tahiri e thotë troç!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi. Këngëtarja bukuroshe shpesh flet me anë të ‘Ask-eve’ me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë.

Por, së fundmi në një përgjigje që i ka dhënë një ndjekësi që e kritikoi për reklamimin e jetës luksoze që bën dhe ‘e akuzoi’ si materialiste na ka bërë vërtet përshtypje. Këngëtarja, jo vetëm që zgjodhi t’i kthehet me shumë sportivitet, por përgjigja e saj me të vërtetë është shumë interesante dhe ironike.

Aspak. Nuk ekspozoj as 1% e asaj që e posedoj realisht! Po edhe sikur ta bëj është e drejta ime dhe Instagrami im. A sa i përket materializmit ke të drejtë 100%.

Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.

Rikujtojmë se Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon dhe ndoshta mund të dëgjojmë për ndonjë pjesëtar të ri që do i shtohet familjes së saj.

Së fundmi bukuroshja duket se nuk ka asnjë kompleks të tregojë edhe për ndërhyrjet kirurgjikale që ajo ka kryer. E pyetur nga një ndjekës nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë, këngëtarja është përgjigjur duke i treguar për operacionin e saj në fytyrë, që janë buzët.