Aktualitet

14 Maji, sot seancë e KQZ-së për verifikim të 11 kandidatëve për këshillat bashkiakë!

Sot në mesditë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike dhe në rend dite janë dhe disa projektvendime për verifikimin e të dhënave të 11 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në bashki të ndryshme, përfshirë Tiranën. Eshtë fjala për të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.   Po ashtu, “Për shqyrtimin administrativ ndaj kryetarëve të disa bashkive e personave përgjegjës për raportim të veprimtarive publike, në zgjedhjet vendore. Në fokus edhe një projektvendim “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e stretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet e 14 Majit”.

1.  Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Hasan Xhevit Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca  Demokratike e Shqipërisë”, për Bashkinë Selenicë”.

2.  Projektvendim ”Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ilir Riza Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Republikane”, për Bashkinë Shijak”.

3. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z.Ilir Gjergj Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legaliteit” për Bashkinë Mirditë”.

4. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Elis Simon Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër”.

5. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Z. Erlin Behar Braçja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh”.

6. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gazmir Abaz Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Divjakë”.

7. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ervin Muharrem Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Konservatore”, për Bashkinë Klos”.

8. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z.Ilir Brahim Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Republikane Shqiptare ”, për Bashkinë  Lushnjë”.

9. Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z.Artur Shefqet Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë “, për Bashkinë Prrenjas”.

10.  Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ronald Thoma Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Fier”.

11.  Projektvendim “Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gentjan Fiqiri Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tiranë”.

12.  Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ ndaj kryetarëve të disa bashkive, për shkelje administrative, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

13.  Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ ndaj kryetarëve të disa bashkive dhe personave përgjegjës për raportim të veprimtarive publike, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

14.  Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit të Qendrës “Qëndresa qytetare” ndaj bashkisë Konispol, për shkelje administrative, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

15.  Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

16. Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ ndaj kryetarit të bashkisë Lushnje, për  zhvillimin e veprimtarisë publike të ndaluar nga komisioni qendror i zgjedhjeve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

17.  Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ ndaj kryetarit të bashkisë Korçë dhe personit përgjegjës të bashkisë Korçë, për zhvillimin e veprimtarisë publike të ndaluar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Çështje të mbartura

1.Projektvendim “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.