Showbiz

21 ditë në xhungël, Zac Efron shtrohet në spital pasi thuajse humbet jetën

Në momentin që u mësua se aktori i famshëm hollivudian Zac Efron është në luftë për jetën i gjithë rrjeti u trondit ndërsa fansat e tij u trembën për vdekje.

Ai ishte në Australi ku po xhironte dokumentarin e tij të ri “Vrasja e Zac Efron” ku duhet të kalonte 21 ditë në një xhungël.

Gjatë qëndrimit të tij në Guinenë e Re, aktori u sëmur një nga infeksion fatal që thuajse i mori jetën. 30-vjeçari u dërgua në Brisbane ku ishte spitali më i afërt për të marrë një mjekim intensiv dhe të menjëherëshëm.

Zac ka pak kohë që është dërguar në Amerikë ku po vazhdon pjesën tjetër të trajtimit. Tashmë ai nuk është në gjendje kritike për jetën megjithatë nuk do të mund t’i rikthehet xhirimeve për shumë kohë.