Aktualitet

Mbërrijnë 25 mijë vaksina ruse Sputnik V në vend!

Krymeinistri Edi Rama jep lajmin: Në vendin tonë mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” thekson se në pjesën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për gjysëm milioni të vaksinuar.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK😍 Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit💪 #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.