Aktualitet Politikë

Reforma Zgjedhore, Bardhi: Deputetët e Bashës të mos e japin votën për t’i dhënë fitoren Ramës në tavolinë!

Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat komentoi edhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha, se PD është gati të nisë procedurat për të mbledhur sa më parë komisionin e Reformës Zgjedhore.

Bardhi tha se ka bindjen se ata deputetë që mbështesin Bashën janë opozitarë dhe se nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës.

“Unë kam bindjen e plotë që shumica e kolegëve që janë rreshtuar me Bashën janë opozitarë të mirë. Nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës. E kemi provuar njëherë në 2020. Ndaj atij ndryshimi të njëanshëm ndaloi me mjete anti-demokratike rotacionin politik në vitin 2021. Një pjesë e atyre kolegëve do duhet të shërbejnë që Basha dhe ndonjë tjetër të mos shpërbejnë si kërpërata e 2024”, tha Bardhi.

Grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe atyre të Rithemelimit kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë së bashku, në një kohë kur Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Në një dalje për mediat, Bardhi tha se tre ishin pikat kryesore të cilat diskutuan deputetë.

Sipas tij pika e parë ishte kërkesa ndaj presidentit Bajram Begaj që mos të dekretojë ligjin për komisionet hetimore. Sipas Bardhit është një ligj anti-kushtetues. Së dyti, Bardhi paralajmëroi se opozita do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, dy ligje, ligjin për Portin e Durrësit si dhe ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

‘Së treti kemi vendosur ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje të miratuara nga mazhoranca që është ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, mijëra hektarë tokë publike i jepen një investitori. Ligji i dytë që do ti dërgohet Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitimin për profesionet e lira. Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja abuzive, ti bashkohen opozitës në këtë iniciativë.’- tha Bardhi.

Duke u ndalur tek diskutimi për Reformën Zgjedhore, Balla tha se ka dalë qartë që Edi Rama do të mbaj të bllokuar në mënyrë që ta trajtojë si mall që shitet në treg. Sipas Bardhit, dje, (Lulzim Basha) konfirmoi se është bërë pjesë e lojës së Edi Ramës, e s epo kërkohet që të digjet komisioni për Reformën Zgjedhore.

‘Doli qartë se pse kërkon të mbaj bllokuar punën e komisionit për Reformën Zgjedhore. Qëllim i Edi Ramës është që ta trajtojë Reformën Zgjedhore si mall që shitet në treg. Unë dua të shpreh keqardhjen që një pjesë shumë e vogël që konfirmuan dje që janë në këtë tentativë. Edhe asokohe në 2020 deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, shkuan dhe bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet me opozitës. Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike. OSBE- ka folur për një legjislacion të qëndrueshëm zgjedhor. Prioritet për çdo opozitar duhet të ishte rikthimi i ligjit zgjedhor aty ku ishte para se të ndryshohej në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë tjetër është lojë e Edi Ramës. Po kërkohet të digjet komisioni për reformën zgjedhore. Edi Rama ka treguar se është i zoti për të bërë Pazar.’- tha Balla.

Gazment Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha në konferencën për shtyp se protagonizmi i Bardhit lidhet me interesin e tij personal. Bardhi tha se ka zgjedhur të ndezë tymuese në Kuvend më mirë se të rrijë në shtëpi siç bën ai dhe merr rrogën duke u përballur me Ramën nga divani.

Më tej deputeti shtoi se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.