Celebrities Gossip Showbiz

‘9’ nga Ylli Limani sapo u publikua!

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij rrëmbejnë zemrat e fansave dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Para pak kohësh, ai solli një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja. Këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”.

Prej një kohe të gjatë tashmë, Ylli kishte treguar se ishte duke punuar për një projekt të ri muzikor. Projekt muzikor ky që u publikua vetëm para pak orëve dhe që na tregoi dhe një herë se sa unik që është artisti.

‘9’ mban titullin projekti më i ri nga këngëtari dhe ka një videoklip shumë të veçantë dhe plot ngjyra, teksa për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Ylli me bashkëpunëtorët e tij. Kënga është ritme e zhanrit R&B.

I ftuar në ‘Pardon My French’ para disa javësh, Ylli na dha një informacion shumë të rëndësishëm lidhur me një projekt të ri që ka të bëjë me Top Media-n. Artisti gjithashtu na zbuloi më shumë lidhur me jetën e tij private që e mban sekret në mënyrë hermetike.