Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e Romeos shpërthejnë kundër Bardhit dhe Sarës pas dërgimit të dronit!

Ditën e sotme Bardhi dhe Sara kanë vendosur që të surprizojnë Heidin, duke i dërguar një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në mesazhin e dërguar shkruhej:

Me ty deri në fitore. Qëndro e fortë. Të duam. Sara, Bardhi dhe bebi.

Pas këtij droni të dërguar, kanë reaguar menjëherë fansat e Romeos, të cilëve nuk iu ka pëlqyer aspak fakti që Romeo nuk ishte i përfshirë në këtë mesazh të dërguar për të. Lidhur me reagimin e shumtë të fansave, Sara dhe Bardhi kanë bërë reagimet e tyre përkatëse lidhur me dronin e dërguar, duke shpjeguar se mesazhi ishte bërë plan që të dërgohej që me datë 1 prill, në kohën kur Heidi po sulmohej nga disa prej banorëve të shtëpisë.

Ata kanë premtuar gjithashtu se një dron tjetër po bëhet gati për Romeon, duke treguar qartë sa e mbështesin çiftin. Në lidhje me këtë Sara shkruan:

Nuk më keni kërkuar kurrë diçka më shumë sesa ti çoja një dron scoiattolos 🤍 PS : Droni për Heidin është krijuar që në datë 1 prill kur çifti ishte ok por është ngritur sot për shkak të pamundësive të personit që ka dronin. Kjo nuk do të thotë se nuk mbështesim @romeoveshaj për të cilin mund të kemi një zog tjetër këto ditë. U kërkojmë fansave të Romit të rrinë të qetë sepse dronat nuk i kontrollojmë ne se K U R shkojnë as sesi e perdorin banorët. Ndërkohë i urojmë vajzës më të sulmuar të momentit të qëndrojë e fortë.

Ndërsa përmes një postimi në Instastory, Bardhi ka ripostuar videon dhe ka shkruar: