Showbiz

Adelina Tahiri ndan videon e ëmbël me bashkëshortin në rrjetet sociale

Këngëtarja nga Kosova, Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video të rrallë ku shfaqet me partnerin.

Ajo preferon ta mbajë lidhjen e saj private duke e shfaqur rrallëherë bashkëshortin maqedonas, Serjoza Markov në media apo rrjetet sociale.

Dyshja kanë lajmëruar se do të bëhen prindër për herë të parë dhe djali i tyre pritet të vijë në jetë në muajin gusht.

Adelina pak orë më parë ka postuar në Instagram një video ku ajo dhe partneri shfaqen në makinë duke biseduar nën ritmet e një kënge romantike duke i dhuruar shumë dashuri njëri-tjetrit.