Showbiz

Adelina Tahiri zbulon për herë të parë vogëlushin e saj

Pak javë më parë këngëtarja e shumëpërfolur Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë dhe për muaj të tërë na ka marrë me vete në rrugëtimin e saj të bukur të shtatzënisë duke postuar foto e video të shumta.

Kur bebushi Jon erdhi në jetë familjarët e saj jo vetëm që bënë festa të mëdha por gjithashtu postonin foto të tij pa shfaqur fytyrën.

Ditën e sotme Adelina ka postuar një foto të plotë ku pozon bashkë me djalin e saj dhe si asnjëherë tjetër komentet ku tregohet sesa shumë ai i ngjan babait kanë pushtuar foton e ëmbël.

Sigurisht që këngëtarja është siguruar të mbulojë sytë e të voglit me një emoji për të mos e shfaqur krejtësisht.