Bota

Afganistani në duart e talebanëve, “Luanët e Panjshir” bëhen gati për rezistencë!

Afganistani ka rënë tashmë totalisht në duart e talebanëve. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ushtarët talebanë shihen duke patrulluar me helikopter amerikan “Black Hawk” mbi qytetin e Kandahar.

Mediat e huaja kanë shkruar se talebanët mund të kenë në dispozicion 200 mijë armë zjarri, 20 mijë Humvees dhe qindra aeroplanë që SHBA-të i dhuruan ushtrisë afgane.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan pranoi se SHBA nuk ka një ‘tablo të qartë’ të asaj se sa mungojnë nga 83 miliardë dollarë inventar ushtarak, që tani mund të jenë në duart e armikut.

Nga ana tjetër një grup rezistence, janë zotuar se do të vazhdojnë luftën për të sjellë në vend qetësinë dhe larguar pushtetarët e sapoardhur.

Të quajtur “Luanët e Panjshir” ata shihen duke u stërvitur në malet në afërsi të Kabulit. Në fotot e publikuara, shihen dhjetëra të rinj duke mbajtur trungje të mëdha drurësh mbi shpatull e nisin të stërviten.

Madje, ato e kanë përqendruar seancat dhe në ujë, e duke u sprovuar nga tortura të tjera. Javën e kaluar, pretendohet se talebanët kanë humbur një betejë ndaj forcave të rezistencës.

“Talebanët po përpiqeshin të sulmonin Panjshirin, por ne nuk i lejuam. Iu kundërpërgjigjëm dhe ata u larguan”, u shpreh një zëdhënës i frontit të rezistencës.