Showbiz

“AI” një koncert kushtuar Dr. Florit

Së shpejti West Side Family së bashku me artistë të tjerë të industrisë së muzikës do të organizojnë një koncert në nder të Dr. Florit.

Këtë e kanë bërë të ditur pjesëtarët e grupit me anë një spotimi në rrjetet sociale ku tregojnë disa detaje rreth këtij homazhi.

Koncerti do të jepet më datë 5 mars në Pallatin e Kongreseve ku do të performohen disa nga këngët më të njohura që ka krijuar Florian Kondi.

“Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant. Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë…“ -shkruan Landi për mikun e tij të ndjerë.