Celebrities Gossip Showbiz

Nga arsyeja se përse nuk janë më aq shumë aktivë në muzikë e deri te kujtimi i Dr. Florit, West Side Family rrëfejnë gjithçka për TAR!

‘Pardon My French’ si çdo javë sjell për ju të ftuar shumë të veçantë dhe me shumë kuriozitet për publikun. Por, këtë episod padyshim që të ftuarit nuk ka të madh e të vogël që nuk i njeh. Bëhet fjalë për grupin West Side Family që prej shumë kohësh tanimë ende vazhdojnë të sjellin hite të pavdekshme.

Fillimisht, Landi dhe Miri na zbuluan arsyen se përse nuk janë më aq aktivë në muzikë nga sa kanë qenë dikur.

Tani është më e rrallë gjëja. Pandemia ka ndikuar më shumë, por kryesorja ka qenë ikja e Dr. Florit që ka ndikuar. Ai ishte truri dhe shpirti i West Side.

Pse grupi i West Side që në fillimet e tyre ishin shumë të pëlqyer dhe a vazhdojnë që të punojnë me të njëjtën ‘frymë’ edhe pas largimit nga jeta të të ndjerit Dr. Flori?

Që nga fillimi i kohëve, West Side ka menduar si ta promovojë kulturën, të godasë fenomenin dhe ja kemi dalë më së miri ta bëjmë këtë. Kur e sheh që njerëzit kënaqen me ty, sheh horizonte të reja dhe sheh akoma më shumë gjëra për të bërë. Kështu e sjellim më mirë kujtimin e Dr. Florit.

Si u krijua grupi ‘West Side Family’, ku Miri na tregoi se në fakt Landi u bë pjesë e grupit të tyre më vonë.

Fillimi ka qenë hip-hop amerikan. Ne jemi përshtatur gjithmonë me kohën duke qenë se Landin e kisha në bankë ngjitur dhe në pushimet e gjata këndonte këngë, e kishte zërin e mirë, i thashë Florit ‘a ta marrim këtë talentin’ dhe ky ka qenë propozimi që i kemi bërë Landit. E filluam me hip-hop, pastaj me folk, pastaj pak pop. Kjo ishte ideja që nuk do vinte publiku te ty do shkosh ti te publiku. Ja kemi gjetur telat si fëmijëve, si zemrave të plagosura, si moshës së tretë.

Teksa ‘Mesazhi’, padyshim një hit i pavdekshëm Landi dhe Miri na treguan se në fakt e gjithë kënga nisi nga një histori personale e tyre.

Në TAR e kemi thënë historinë e mesazhit, bëhen 20 vite këngë sivjet. Kënga u frymëzua nga një histori dashurie e imja e kohës dhe Dr. Flori që e pa si histori nga jashtë bëri një perlë me të. Ai frymëzohej nga realiteti që kishim në atë këngë.