Aktualitet Lajmet e fundit

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, plagoset aktori Gaz Paja!

Aksident në rrugën e Kavajës në Tiranë, plagoset aktori Gaz Paja. Aktori i njohur po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Burime ekskluzive për Top Albania Radio-n bëjnë të ditur se Paja ka marrë lëndime në pjesën e qafës dhe ka thyer njërin krah ndërsa u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Policia e Tiranës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, i dyti që ndodh sot thuajse në të njëjtën zonë. Por më fatali, padyshim mbetet ai i orëve të para të mëngjesit, me dy viktima. Një 30-vjeçar në gjendje të dehur, kaloi në kryqëzimin e 21 Dhjetorit me semafor të kuq dhe me makinën Citroen që drejtonte përplasi një Honda. Shoferi i kësaj të fundit, Luan Cenollari e pasagjeri Ali Bejo 69-vjeç, gjetën vdekjen. Cenollari ishte polic i burgjeve, por punonte natën si taksist për të siguruar jetesën.