Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur dërgohet me urgjencë në spital/ Çfarë ka ndodhur?!

Aktorja e njohur Kate Beckinsale thuhet se u dërgua me urgjencë në spital ditën e kaluar për shkak të një dëmtimi në shpinë. Aktorja 48-vjeçare, e cila ndodhet në Las Vegas duke xhiruar filmin e saj të ri, “Prisoner’s Daughter”, filloi të ankohej se kishte dhimbje të papërballueshme në kurriz, rreth orës 10:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Raportohet se ajo është ende në urgjencë duke u monitoruar nga mjekët. Ylli britanik nuk ka komentuar ende shtrimin në spital në rrjetet sociale.  Detajet se si Beckinsale mund të ketë dëmtuar veten janë ende të panjohura dhe nuk duket se filmi i saj i ri do të jetë i mbushur me shumë aksion, siç ka qenë filmi i saj i mëparshëm, “Underworld”.

“Prisoner’s Daughter” është një dramë në të cilën personazhi i Beckinsale përpiqet të lidhet përsëri me babanë e saj pasi ai kreu 12 vite në burg. “TMZ” raportoi se Beckinsale ka qenë në Las Vegas vetëm një javë për filmin. Ylli i Hollywood-it nuk ka një histori të ndonjë çështje serioze shëndetësore.

Në fakt, në mes të pandemisë COVID-19, ajo dhe vajza e saj, Lily Sheen, kaluan një periudhë të gjatë të ndara për të marrë masa paraprake shtesë dhe për të mos përhapur virusin vdekjeprurës. Sheen është fëmija i vetëm i Beckinsale. Babai i saj është aktori Michael Sheen, me të cilin Beckinsale ishte në një lidhje romantike për tetë vjet para se të ndaheshin në vitin 2003. Megjithëse Beckinsale është beqare tani, ajo u lidh për herë të fundit me aktorin e “SNL”, Pete Davidson.