Celebrities Film & Tv Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

“Big Brother VIP Albania” është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët kanë mbushur tashmë më shumë se 100 ditë qëndrimi të izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa edhe rreth 20 ditë na ndan nga finalja e madhe, rrethi sa vjen e po ngushtohet dhe emocionet bëhen akoma edhe më të mëdha.

Në lidhje me televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar si më poshtë: Graciano 39%, Shkëlqimi 14%, Erjola 13%, Heidi 13%, Françeska 7%, Roza 5%, Meritoni 5%, Egla 3%, Juli 1%.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cila nga banoret mendoni se do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.