Celebrities Gossip Showbiz

Al Pacino do të marrë pjesë në videoklipin e Bad Bunny?

Al Pacino do t’i bashkohet me Bad Bunny në një videoklip të ri.  “Legjenda e Hollivudit” do të luajë në videoklipin e Bad Bunny, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të marrëdhënies së tij me Kendall Jenner.

Edhe pse nuk dihet ende kënga për të cilën ata do të bashkëpunojnë, një raport i Page Six thotë se klipi do të ketë lidhje me gangsterët.

 

Është një temë që Al Pacino e njeh mjaft mirë, pasi ka luajtur në “Godfather”, “Scarface”, “Carlito’s Way”, “Heat” dhe “Dog Day Afternoon”. Në videoklipin do të shfaqet edhe Adam Sandler.

Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit pasi u shfaqën në koncertin e Drake. Modelja, e cila ishte e gjitha e buzëqeshur, u fotografua duke mbajtur krahun e reperit ndërsa ishte e rrethuar nga rojet e sigurisë teksa dilnin nga Forumi Kia në Inglewood, Kaliforni.