Showbiz

Alketa Vejsiu mund të rikthehet në Sanremo 2021, me një rol të sajin

Vitin e kaluar moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte një prej vajzave që prezantoi përkrah Amadeus, festivalin më të madh të muzikës në Itali, Sanremo.

Ajo u komentua shumë nga media shqiptare dhe ajo italiane për monologun e gjatë që mbajti gjatë spektaklit. Disa e përgëzuan për elokuencën dhe prefesionalizmin që tregoi në prezantin dhe disa të tjerë e kritikuan për një fjalim të panevojshëm që ajo bëri.

Së fundmi ka filluar të flitet për edicionin e ardhshëm të Sanremo që për shkak të pandemisë nuk dihej nëse do të mbahej apo jo. Ishte drejtori i “Rai Uno”, Stefano Coletta ai i cili konfirmoi se Sanremo do të mbahet dhe për këtë nuk ka dyshime.

Sakaq, publiku ka nisur të pyesë se cilat do të jenë moderatoret bukuroshe që do të jenë bashkëprezantueset e edicionit të ardhshëm. Mes emra që përfliten janë Chiara Ferragni dhe sërish Alketa Vejsiu.

Sa i përket kësaj të fundit, e përjavësja “Chi” shkruan: “Moderatorja shqiptare Alketa Veksiu, protagoniste vitin e kaluar në Festivalin e Sanremo-s, do të jetë pjesë edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin”.