Celebrities Fashion Showbiz

 Fustani i kuq me këtë model po bën namin… Cilat janë yjet e showbiz-it që e kanë zgjedhur këtë outfit?!

Kur bëhet fjalë për veshje të bukura, vajzat e showbiz-it tonë i njohin mjaft mirë ato. Me sa duket, një outfit që ato e kanë preferuar pafund është fustani i kuq me një të çarë.

Ngjyra e kuqe është shumë e bukur padiskutim, teksa modeli me detajin e shtuar, e bën atë edhe më unik dhe të mrekullueshëm.

Këtë outfit e kanë zgjedhur një sërë artistesh dhe moderatoresh shqiptare dhe na kanë lënë pa fjalë.

Bora Zemani ka shkëlqyer me këtë outfit, teksa fustani i saj i kuq ka disa detaje në ngjyrë floriri për t’u admiruar.

Edhe Einxhel Shkira e kemi parë me atë veshje gjithashtu, teksa edhe moderatorja Arbana Osmani është pjesë e listës.

Beatrix Ramosaj nuk i ka rezistuar kësaj zgjedhjeje, por as bukuroshja Eva Murati.

Alketa Vejsiu është një tjetër prezantuese që nuk i ka thënë ‘jo’ fustanit të kuq me një të çarë.

Hygerta Sako është shfaqur gjithashtu me një fustan të tillë shumë të bukur pikërisht në vitin 2020.

Bukuroshja Adrola Dushi nuk mundi t’i rezistojë një fustani të tillë, teksa edhe Zaimina Vasjari ka veshur një fustan të kuq me shkëlqim dhe një të çarë.

Nora Istrefi, këngëtarja bukuroshe është shfaqur gjithashtu me një fustan të kuq me një të çarë, të cilin e ka shoqëruar me një shall madhështor.