Celebrities Showbiz

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi na zbulojnë çelësin e lumturisë së tyre!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

Të ftuar këtë mbrëmje të veçantë, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, na treguan se çfarë është për ta 14 Shkurti.

Ermali: Është një datë për t’u kujtuar që duhet të kujtohemi… Konfirmimi i një ndjenje të pastër. Njerëzit që rrinë ende të dashuruar janë ata që përpiqen ta mbajnë të freskët, sidomos kur është martesë, kur ke fëmijë, kredi…

Amarda: …sidomos kur ke punë, nuk ke kohë, ka shumë peripeci, por mbahet gjallë…

Media apo biznes?! Ja si përgjigjet Amarda.

Edhe media, edhe biznes, por kohët e fundit më shumë biznes…