Celebrities Gossip Showbiz

Cilët janë të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Cherry On Top” me Bora Zemanin?

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e sotme do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. Elgid Doda, Marsela Çibukaj, Ermal Mamaqi dhe Cubi Metka për intervista dhe deklarata ekskluzive që nuk duhen humbur në “Cherry On Top”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Lajmi se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ka qenë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, teksa fillimisht në “Cherry on Top” e më pas e në rrjetet sociale çifti i “Big Brother VIP 3” ndanë ndjesitë e bukura dhe emocionet e para të pritjes së ëmbël. E megjithatë, historia e tyre sa vjen e bëhet më e bukur, teksa ka ardhur edhe propozimi për martesë i artistit për partneren e tij.

Pas emisionit Sara ka zbuluar se unaza me të cilin Bardhi i propozoi live në emision, ishte e zgjedhur nga Bora Zemani. Bora gjithashtu ishte edhe personi që u bëri dhuratën e parë të bebit të tyre.