Showbiz

Angela Martini flet për sakrificat e mamasë së saj në librin autobiografik

Ajo është një prej modeleve më të sukseshme në industrinë e modës në Shtetet e Bashkuara e cila së fundmi është duke punuar mbi një libër autobiografik.

Në një intervistë për “MEA Worldwide” ish-Miss Universi zbuloi se në këtë libër do të tregojë edhe mbi sakrificat e nënës së saj e cila emigroi nga Shqipëria drejt Zvicrës.

Ndër të tjera, në këtë autobiografi, Martini dëshiron të përçojë një mesazh se femrat duhet të tregohen të forta dhe kurrë të mos viktimizohen por të punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre.