Showbiz

Angela Martini në një muaj mjalti ekzotik

Pak javë më parë modelja e famshme me prejardhje shqiptare u martua në Las Vegas me shumë shpejtësi ndërsa më vonë kreu edhe ceremoninë në një kishë me fustanin e bardhë.

Fotot më të bukura të martesës së saj Angela i ka postuar edhe në rrjetet sociale për t’i ndarë këto momente magjike me ndjekësit e saj.

Tashmë që është një grua e martuar ajo vazhdon të mbetet seksi dhe ende e shfaq hapur këtë gjë në rrjetet sociale. Ajo dhe bashkëshorti i saj Dragos Savulescu janë duke shijuar muajin e mjaltit në ishujt Seychelles në Kenya dhe sigurisht që disa nga momentet më ekzotike i kanë postuar në Instagram.