Showbiz

Angela Martini sapo arriti atë që gjithmonë kishte dëshiruar

Modelja e famshme shqiptare Angela Martini është në periudhën më të mirë të jetës së saj.

Pak javë më parë ajo u martua dhe kjo gjë ka qenë një bekim për bukuroshen dhe krahas martesës sapo arriti diçka shumë të rëndësishme në jetën e saj.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Angela na ka treguar të gjithëve se sapo mori një certifikatë për shpëtimin e jetës.

Mesa duket ajo ka bërë një kurs kur mëson çdo gjë rreth ndihmës së parë në raste incidentesh dhe është diplomuar me sukses duke e bërë atë të aftë t’ja dalë në situata të vështira.

Për të kjo ka qenë një ndër arritjet më të rëndësishme të jetës së saj dhe është shumë krenare për veten.