Celebrities Gossip Showbiz

Arditi bën deklaratën e fortë për Granitin para banorëve të tjerë!

Një prej banorëve që shkakton më shumë debate është këngëtari Ardit Çuni, i cili me ndërhyrjet dhe batutat e tij shpeshherë është bërë temë diskutimi brenda shtëpisë. Përpos kësaj, ai është komentuar rreth pëlqimit të tij ndaj modeles Beniada Nishani, që në ditët e para ai e ka shprehur hapur.

Arditi gjithashtu nuk ngurron të shprehë hapur atë që mendon dhe kjo e ka bërë të ‘sulmohet’ nga banorët e tjerë, duke dalë dhe shpesh si i nominuar. Kësaj here ai ka dalë në nominim së bashku me një tjetër banor dhe bëhet fjalë pikërisht për Donaldin. E duket se ky ‘rrezik’ e ka bërë këngëtarin paksa më aktiv dhe ka nisur të ‘ngacmojë’ pak banorët e tjerë.

Teksa Fifit spektaklin e së martës ju dha mundësia të shpëtonte nga nominimi Granitin ose Arditin, të cilin e ka mik shumë të mirë, ajo zgjodhi të shpëtojë Granitin dhe kjo gjë duket se e ka mërzitur Arditin që ka bërë një deklaratë për Granitin gjatë një diskutimi me banorët e tjerë.

Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera. 

Banorët e kanë pyetur se përse nuk ja ka treguar këtë gjë Fifit për ta larguar paksa nga pëlqimi për Granitin, por ai u shpreh se nuk flet ‘për njerëz të tretë’, duke e anashkaluar këngëtaren.

Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar.

Teksa po merrnim gjithçka në formë shakaje mes Arditit dhe Beniadës, kjo e fundit duket se e mori pak më seriozisht. Para disa ditësh, modelja i shprehu “xhelozi” Arditit ndaj banores më të re, Beatrix Ramosaj. Ajo e ka “akuzuar” këngëtarin se ngeli duke e parë këtë të fundit.

Diçka e Beniadës e ka mërzitur Arditin dhe kjo u duk kur ai nuk po i fliste më asaj. Teksa ajo e ka pyetur vazhdimisht se çfarë ka bërë gabim në mënyrë që ta rikuperojë ai sërish ka zgjedhur të mos i japë asnjë përgjigje.