Gossip Showbiz

Arditi dhe Ermali: “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë!”

Ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së Danimarkës dhe Finlandës ka ndodhur një incident, i cili ka detyruar ndërprerjen e lojës.
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë, ku për të gjithë ishin momente ankthi pasi lojtari ishte pa ndjenja.

Sigurisht që një lajm i tillë u përfol në shumë media dhe ishte tema e ditës, por ajo çfarë bëri më shumë përshtypje në këtë ngjarje është sjellja e lojtarëve të tjerë dhe gazetarëve të huaj.
Ata e kanë respektuar privatësinë e Erikson dhe stafin mjekësor që po i vinte në ndihmë duke krijuar një rreth, në këtë formë duke mbuluar çdo kënd të futbollistit të gjendur në fushë.

Një veprim i këtij lloji ka marrë shumë vlerësime nga mediat e huaja dhe ato shqiptare, por ironike është se cilët kanë postuar nëpër rrjete sociale duke mbështetur këtë veprim.

Moderatorët e mirënjohur Ardit Gjebrea dhe Ermal Peçi kanë shpërndarë një InstaStory një foto nga momenti i ngjarjes me një mbishkrim ku e vlerësojnë gjestin human të kryer si dhe mediat shqiptare duhet të marrin shembull.

Na bëri çudi fakti që një thirrje e tillë vjen nga dy persona të cilët duan të nxjerrin çdo detaj nga jeta e një personi në programet e tyre, duke shkelur kështu në privatësinë e individit.