Celebrities Live From Tirana Music

Festivali i Sanremo-s në sytë e moderatorit Ermal Peçi!

Sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë moderatori i njohur Ermal Peçi. Ai ka diskutuar së bashku më Elios Shuli dhe Ksenja Shoshaj në lidhje me Sanremon dhe gjithçka që ka të bëjë me të.

Si ka qenë marrëdhënia jote me Sanremo-n e këtij viti?

Për mua ky festival ka qenë gjithmonë një dritare drejt muzikës italiane. Por ky i këtij viti ishte ndoshta më i miri i bërë që nga vitet ’95 dhe ’96. Këtë nuk e them vetëm unë po e thonë të gjithë edhe gjatë gjithë kohës që e shikoja, imagjinoja që Sanremo deri andej nga ora 2 e mëngjesit por këtë vit na kurësyen disa orë gjumë. Gjatë gjithë orës që e shikoja, të pesta netët kisha një shuplakë në mënyrën sesi ne i bëjmë gjërat në Shqipëri. Nëse do të përpiqeshim që ta kopjonim mund të kalonim klasën. Mendoj që edhe kopjimi do të ishte gjëja më e mirë, por dyshoj shumë.

Mendon që ky Sanremo erdhi më mirë nga të tjerët duke qenë se edhe u frymëzuan të gjithë artistët pas fitorës së grupit të njohur “Maneskin” dhe menduan që duhet ta marrim edhe më seriozisht?

Në fakt nuk mendoj që ishte kjo arsyeja. Mendoj që Amadeus tashmë meriton të bëhet drejtori i të gjithë “Rai”-t, i televizionit publik italian sepse e gjithë merita i ka shkuar atij dhe e kanë thënë vetë drejtuesit e “Rai”-t, gazetarët dhe mediat gjithashtu për mënyrën sesi ai i dedikohet këtij festivali për mënyrën sesi ai takon çdo artist të mundshëm me takime për të bërë edhe këngët më të bukura dhe me dëshirën për të mbledhur në festivalin më të madh të italianëve edhe pse nuk është vetëm i italianëve.

Ai bëri gjithashtu edhe një krahasim në lidhje me Festivalin e Këngës këtu në vendin tonë, ku tha se:

Imagjino sikur në të njëjtin festival të konkuronte Kozma Dushi përballë Elvanës, Ledrit apo Stresit. Mendoj që formula e Amadeus për të mbeldhur këngëtarët më të mirë të momentit edhe ata më elitar ku janë mbi 80 vjeç, ndërkohë që këtu tek ne artistët kur shkojnë tek të 40-tat thonë “Dëgjo se ne nuk jemi më për festivale”. Mendoj që fitorja më e madhe është e Amadeusit. Edhe fakti që shikueshmëria në të pesta netët ka rezultuar më e madhja që nga ’96. Rekord absolut i audiencës rinore, gjë që ne nuk e kemi në festivalet tona.