Showbiz

Ariana Grande dhe Mac Miller i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Një tjetër çift i famshëm sapo i dhanë fund zyrtarisht lidhjes së tyre. Ariana Grande u shfaq e vetme 2 ditë më parë në “Met Gala” ndërkohë që të gjithë po pyesnin përse nuk ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj.

Dy artistët njihen që në moshën 19-vjeçare dhe Ariana është shprehur se gjithmonë e kanë dashur dhe mbështetur njëri-tjetrin por jeta e tyre shumë e ngarkuar profesionale nuk i lejon që të kenë një lidhje të mirëfilltë.

Edhe pse nuk janë më së bashku si një çift, ata do të mbeten miq të mirë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin. Herën e fundit që Ariana dhe Mac janë fotografuar së bashku ishte në “Oscars Vanity Fair” ndërkohë që reperi vetëm pak ditë më parë e uroi publikisht këngëtaren për projektin e saj të ri muzikor.