Celebrities Showbiz

Arrestohet reperi i njohur Tekashi 6ix9ine!

Së fundmi është arrestuar reperi Tekashi 6ix9ine në Palm Beach County, Florida. Tekashi 6ix9ine, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, u vu në paraburgim për mosparaqitje por u la i lirë pas mesnate. ‘Policët po kryenin kontrolle kur vëzhguan një automjet që kryente shkelje të trafikut. Shoferi nuk kishte patentë“,-tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach.

Shoferi u ndalua dhe u identifikua si reperi. Zyra e sherifit tha se ai kishte një patentë shoferi të pezulluar dhe nuk ishte paraqitur në gjykatë më 12 korrik për drejtimin e një automjeti të paregjistruar. Tekashi 6ix9ine u dërgua në burgun e qarkut pa asnjë akuzë shtesë. Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi ai u shtrua në spital pas një sulmi në një palestër në Florida të Jugut.