Aktualitet

Arrestohet Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Stiljan Pasho!

Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit në Korçëm Stiljan Pasho është arrestuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore nën dyshimin për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se 53 vjeçari duke shfrytëzuar postin e tij si kryekomisar, ka favorizuar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar drejt Greqisë me 26 kg kanabis në automjetin e tij.

 Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, dyshohet se Kryekomisari S.P., me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Për lajmin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili nëpërmjet një reagimi përgëzon Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për punën e bërë me reagimin e kryekomisarit. Ai shprehet me tej se me drejtuesin e ri të AMP-së shpreson se do të forohet bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë. Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit”- shkruan Balla.

Ky operacion i AMP vjen vetëm pak ditë pas emërimit në krye të këtij institucioni të Florian Sulejmanit. Pastrimi i rradhëve të policisë pritet të jetë prioritet në vijim.