Health & Beauty Lifestyle

Arsyet pse para se të flini duhet të hiqni të gjithë bizhuteritë nga trupi juaj!

Ka disa arsye pse nuk duhet të mbani kurrë bizhuteri gjatë gjumit. Mund të keni vënë re se duart dhe gishtat tuaj duken pak më të mëdhenj në mëngjes. Kjo ndodh sepse, kur qëndrojmë të qetë gjatë natës, lëngu grumbullohet në inde dhe shkakton një ënjtje të lehtë. Nëse ju zë gjumi duke mbajtur unazën, do të jetë shumë më e vështirë ta hiqni në mëngjes. Për ta hequr unazën nga gishtat e fryrë, do t’ju duhet të përdorni sapun të lëngshëm ose edhe të vendosni dorën në ujë me akull për ta zvogëluar ënjtjen.

Bizhuteritë mund të çrregullojnë gjumin Fjetja me to mund t’ju vërë në rrezik, veçanërisht nëse jeni të shqetësuar në gjumë. Mund të ngatërrohet në flokë ose të mbështillet rreth qafës. Mund ta irritojnë lëkurën. Disa materiale të përdorura për prodhimin e bizhuterive, si nikeli, mund të shkaktojnë reaksione alergjike, kruajtje dhe skuqje. Ndërsa ari dhe argjendi mund të duken si opsione të sigurta, ato shpesh përmbajnë edhe metale të tjera. Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe jeni të prirë ndaj alergjive, sigurohuni që bizhuteritë tuaja të jenë prej të paktën ari 14 karatësh.

Fjetja me vathë të mëdhenj mund të dëmtojë veshët. Veshët humbin elasticitetin me kalimin e moshës dhe nëse nuk u jepni pak kohë për të pushuar, mund të varen. Mbajtja e vathëve gjatë natës gjithashtu mund të shkaktojë erë të keqe. Kur sebumi i sekretuar nga lëkura juaj përzihet me qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret, shkakton një erë të pakëndshme. Nëse nuk i hiqni rregullisht bizhuteritë për t’i pastruar siç duhet, atëherë ato mund të bëhen një terren për rritjen e papastërtive dhe baktereve.