Ndryshe Politikë

Artan Hoxha ka një kërkesë për Ramën dhe Berishën ekskluzivisht për TAR!

I ftuari në këtë episod të “Ndryshe” ishte gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha. Në një intervistë shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni, ai rrëfeu shumëçka për TAR.

Si ka ndryshuar krimi në Shqipëri ndër vite?

Krimi në Shqipëri ka kaluar në një nivel tjetër. Jemi duke evoluar. Në total vitin e kaluar kishim vetëm 44 të vrarë, por kjo nuk lidhet me mënyrën e krimeve. Mund të ketë patir vitin e kaluar më shumë të vrarë po kanë qenë krime ordinere. Gjatë vitit të kaluar ka patur atentate të nivelit të lartë, të kushtueshëm.

Si po përparon nga policia ngjarja fatkeqe që ndodhi ditë më parë në Top Channel?

Gjurmët në një vendngjarje vlejnë nëse personi që është marrë me ekzekutimin e asaj ngjarjeje është nëse gjurmët e tij janë në sistem në të kundërt duhet të presin derisa të gabojnë. Kjo është nga ato ngjarje që mesazhi që ajo percjell është pushteti i katërt, fakti që u godit ‘Top Channel’ është goditur një media kombëtare. Nuk besoj që mund të ketë ndonjë gazetar që nuk i ka bërë pyetjen vetes, për çfarë e bëj këtë punë. Ata që e kanë bërë këtë janë profesionistë, është një sfidë e drejtë ndaj shtetit.

Çfarë do të thotë kjo ngjarje për sigurinë e një media?

Një ngjarje e tillë ka krijuar probleme edhe për sigurinë e një programi të tillë. Nëse je në transmetim ‘live’ dhe një nga banorët e ndjeu kaq afër ngjarjen, e dëgjoi mirë dhe sigurisht që ata kërkojnë vlerësimin e sigurisë së një emisioni. Përderisa Endemol nuk bëri një reagim do të thotë se ka marrë sigurinë e duhur nga organizatorët.

Lidhur me zgjedhjet, a pritet të ketë problematika në vend?

Edhe krimi edhe politika kanë të njëjtin objektiv, të sigurojnë sa më shumë para. Këto janë zgjedhje lokale. Opozita ka vetëm Shkodrën në favor, e ka të vështirë. Grupet më të rëndësishme të krimit të organizuar nuk janë me opozitën. E nuhasin se kush do të fitojë.

Çfarë mendimi ka Artan Hoxha për dy emisionet më të reja version ‘podcast’ nga Rama dhe Berisha?

Politikanët duan jo thjesht ta drejtojnë një lajm por duan ta japin vetë lajmin. Rama me Berishën kanë rënë dakord që të mos bien dakord. I ftoj të vijnë këtu, i drejtoj unë në qoftë se e kanë seriozisht. Qëllimi i tyre nuk është t’i japin informacion publikut. Edhe yjet e showbiz-it kanë objektiv paranë.