Showbiz

Ava Max e nominuar në “MTV Music Awards”, këngëtarja shqiptare pritet të japë një performancë elektrizuese

Edhe Ava Max është zyrtarisht në listën e artistëve shqiptarë që do të ngjitet në skenën e eventit të madh të muzikës, “MTV Music Awards”.

Këngëtajra shqiptare është nominuar në kategorinë “Push Best New Artist” (Artisti i ri depërtues i vitit) ndërkohë që gjithashtu do të ngjitet në skenë për të performuar.

Ava ka shprehur entuziazmin në rrjetet sociale duke pritur me padurim mbajtjen e eventit. Ndër artistët e tjerë që do të performojnë në mbrëmjen e madhe janë; Camila Cabello, Miley Cyrus, Shawn Mendes, J Balvin, Big Sean e të tjerë.

“MTV Music Awards” është ndër ato të pakta ceremoni që nuk është anuluar për shkak të pandemisë sakaq, ende nuk dihet nëse salla do të ketë publik.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të mbahet më 31 gusht në Los Angeles.