Showbiz

Ava Max humbet gjyshin: “Zemra mu coptua në miliona copa”

Sot është një ditë e trishtë për Ava Max e cila ka njoftuar humbjen e gjyshit të saj, Dionis Koçi.

Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale 2 foto të gjyshit të saj në periudhën që ai jetonte në Shqipëri dhe punonte si aktor në skenën shqiptare.

Ava theksoi se ishte pikërisht gjyshi i saj ai i cili e frymëzoi të niste karrierën si këngëtare dhe i pari që priste me padurim realizimin e albumit të saj të parë.

“Teksa po shkruaj këto fjalë, zemra më copëtohet në miliona copa, por unë gjithsesi po ndaj këto foto të bukura të tij në Shqipëri, ku bënte atë që dëshironte më shumë. Ishte aktor dhe komedian. E di që e kam trashëguar dashurinë për skenën nga ai. Ishte një shpirt i bukur, plot humor, njeriu që gjithmonë të gëzonte, njeriu që do të bënte gjithçka për ty. Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim.” -shkroi Ava Max në diciturën e postimit të saj të ndjerë.