Showbiz

Ava Max: “Jam me fat që vij nga një vend ku femrat janë shumë të forta”

Këngëtarja shqiptare Ava Max së fundmi ka dhënë një intervistë për “Phoenix” ku ka rrëfyer për herë të parë për diskriminimin që i është bërë mbi faktin që është emigrante.

Prindërit e saj kanë emigruar në SHBA kur ajo ishte fare e vogël dhe për shumë vite kanë punuar nga 3 punë në mënyrë që të mund të blinin një shtëpi.

Ajo i përshkruan femrat e familjes së saj e mbi të gjitha femrat shqiptare si më të fortat. “Nëna ime, gjyshja ime, tezja ime, ato gjithmonë u kanë treguar meshkujve ato që kanë në kokë” ,-tha ajo.

Këngëtarja përfundoi intervistën e saj duke thënë se ndihet vërtetë shqiptare megjithëse shumë shpesh është ndjerë e refuzuar dhe e diskriminuar nga ky fakt.