Showbiz

Ava Max jep intervistën e parë shqip, flet për nepsin e byrekut dhe zakonet shqiptare

Ajo po korr një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, këngët e të cilës janë kthyer menjëherë në hite dhe janë renditur në majat e klasifikimeve muzikore.

Bëhet fjalë për Ava Max e cila na ka surprizuar të gjithëve me intervistën e parë shqip për Arjola Shehun. Ylli i muzikës rrëfeu se me origjinë është nga Qeparoi dhe Saranda, ka mësuar të flasë rrjedhshëm shqip pasi kur prindërit e saj u shpërngulën në Amerikë nuk dinin anglisht.

Këngëtarja e talentuar shtoi se pret me padurim të vijë në Shqipëri dhe të heqë nepsin për të ngrënë byrek pasi është ushqimi i saj i preferuar tradicional. Ajo gjithashtu tha se pret që bashkëpunimi i shumëpritur mes saj Bebe Rexhës, Rita Orës dhe Dua Lipës të bëhet realitet.